Insajderi
Lajme

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku

Insajderi
10 August 2026 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka quajtur kryetarin e BDI’së si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”.

Ai këto deklarata i bëri në “Pressing One” në T7, duke thënë se vlerësimet e tij janë subjektive, shkruan Insajderi.

“Mendoj se e njoh mirë. Unë jam kundërshtar kujdestar i tij. Vlerësimet e mia ndaj tij janë subjektive, pa diskutim. Unë duhet të jem vetja, nuk dua të imitoj dikë tjetër. Këto jam vite jam tu i bë, njeri më të pabesë në jetë s’kam taku, sipas meje”, deklaroi ai.

Thaçi më tej tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë përfituar nga Ahmeti.

“Këto fjalë duken të vështira, të rënda, por megjithatë është koha kur është krijuar hapësirë të dëgjohet ky vlerësim. Këto vlerësime më 2002, 2003 merreshin si vlerësime inati. Rezultati i politikës së Ali Ahmetit është me minus. Jo që kemi përfitu diçka”, shtoi më tej Thaçi.

Tutje, ai e ka akuzuar Ahmetin si “instrument të sllavëve”.

“Unë mendoj që Ali Ahmeti që atëherë ka qenë instrument i të tjerëve, kryesisht sllavët. Herë pas here në këtë impenjohen edhe Bashkësia Ndërkombëtare dhe unë kam përvojë që në momente të caktuar, interesat e sllavëve dhe perendimorëve puçen për një ngjarje. Unë mendoj se ai si instrument është përdorë”, deklaroi ndër të tjera Thaçi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark