×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Menjëherë ka me u kry pagesa”, si e gënjeu Përparim Rama moderatoren e njohur?- Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    21 March 2024 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 31 dhjetor të 2023’tës, në kryeqytet ishte mbajtur koncerti i fundvitit, ku përformuan artistë të ndryshëm. Koncerti kishte filluar nga ora 18:00 e kishte vazhduar deri në 01:00 pas mesnate.

    Për ta udhëhequr këtë koncert komuna e Prishtinës kishte caktuar moderatoren e njohur Nora Fejza.

    Por, kanë kaluar tre muaj dhe Nora Fejza nuk ka marr pagesën nga komuna e Prishtinës për moderimin e koncertit të 31 dhjetorit.

    Moderatorja Nora Fejza në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se nuk është duke u interesuar askush nga komuna lidhur me këtë çështje.

    “Jo nuk po me pagujnë, thjesht kurrë kërkush s’më ka thirrë me u interesu me e pagu prezantuesen“, tha ajo.

    Por, si e gënjeu kryetari Përparim Rama moderatoren Nora Fejza?

    Nora theksoi për Insajderin se kryetari Rama i ka kërkuar falje dhe i kishte thënë se pagesa do të kryhet menjëherë. Por siç tha ajo kanë kaluar dy – tri javë nga biseda me Ramën dhe pagesa nuk i është ekzekutuar.

    Më ka kërkuar falje vet kryetari, edhe më ka thënë se ka me u kry menjëherë, demek që nuk e paska ditë, por prapë pagesa nuk po bëhet”, tha Fejza për Insajderin.

    Ajo gjithashtu tha se kjo gjë nuk i ndodhur asnjëherë me qeverisjet e kaluara.

    “Komuna e Prishtinës m’ka mbet borxh per prezantimin që e bëra te koncerti i vitit te ri që ishte në shesh me 31 dhjetor. Jemi në muajin mars paramendo. Asnjëhere nuk m’ka ndodh me qeverisjet e kaluara”, ka thënë ajo.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me komunën e Prishtinës dhe kryetarin Përparim Rama, se cila është arsyeja e kësaj vonese, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark