×
Show

Mënyra për të evituar problemet me lëkuren

Insajderi
09 April 2016 - 10:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëkura e thatë është një gjë që i ndodh të gjithë njerëzve, karakterizohet nga ngjyra e bardhë apo e hirtë dhe paraqitet tek lëkura e njerëzve me pigmentim më të errët.

Sipas dermatologëve, shkaktari i tharjes sw lwkurws wshtw dehidrimi.

Ja disa këshilla se si të kujdeseni për lëkurën tuaj:

Përdorni krem për trup

Nëse dëshironi që të hidratoni lëkurën tuaj, përzgjedhja e duhur janë kremrat. Kremi preferohet që çdo herë pas dushit ta përdorim në trup.

Shmanguni dushin e nxehtë dhe sapunin e thatë

Dushi i nxehtë mund të jetë relaksues mirëpo temperaturat e larta të ujit e zhveshin lëkurën tuaj nga yndyra natyrore e saj,prandaj është mirë që temperatura gjatë dushit të jetë mesatare.

Pini ujë

Mbajeni lëkurën të hidratuar duke konsumuar vazhdimisht ujë,sepse uji përveç që është shumë i shëndetshëm për organizimin tuaj është mjaftë i shëndetshëm edhe për lëkuren e trupit tuaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark