Këpucët e papërshtatshme ose prerja e tyre jo e mirë për këmbët tuaj mund t’ju sjellë një problem shumë të madh siç janë dhe futja e thonjve në mish.
Shkaku kryesor janë prerja e gabuar e thonjve dhe zgjedhja e këpucëve shumë të vogla dhe jo të lirshme në pjesën e thonjve. Shtypja që krijojnë këpucët bën që drejtimi thonjve tuaj të jetë i gabuar dhe në këtë mënyrë ato rriten nën lëkurë.
Çelësi i zgjidhjes së këtij problemi është parandalimi: përdorni teknikat e duhura. Pritini thonjtë në formë të lakuar dhe jo drejtë, nëse shkoni për të rregulluar thonjtë e duarve apo të këmvbëve në një sallon atëherë sigurohuni që të jetë i duhuri dhe vajzat që kujdesen për ju të jenë profesionale. Përdorimi i instrumenteve të papërshtatshëm dhe jo-sterile dhe koordinim të dobët të syrit mund të rezultojnë që thonjtë të shkurtohet në mënyrën e gabuar.
Për të zgjidhur këtë problem në shtëpi mund të përdorni këtë mënyrë: Futini këmbët tuaj në një legen me ujë dhe kripë sepse qetëson zonën ku mund të keni ënjtje. Ose nëse problemi është i vazhdueshëm dhe këto opsione nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë atëherë duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.