Për të dalluar se një vezë është prishur është e lehtë për shkak te erës së keqe që lëshon. Por, është më problematike për të dalluar nëse ajo është e freskët apo jo.
Më poshtë janë disa mënyra që mund të ndihmojnë të vërejmë nëse vezët janë të freskëta.
Fillimisht, një enë të thellë të qelqit mbusheni me ujë, pastaj me kujdes e vendosni vezën dhe e vëzhgoni gjatë gjithë kohës së çfarë po ndodh më të.
Nëse veza është e freskët atëherë ajo do të fundoset në fund të enës dhe është ë gatshme të ngrihet përsëri në sipërfaqe. Ndërsa nëse veza është ë vjetër atëherë ajo do të lundroj rreth sipërfaqes prandaj është mirë të mos e përdorni.
Mënyra tjetër është kjo: kapeni vezën me dorë dhe mbajeni afër veshit,pastaj filloni të shkundeni ngadalë dhe dëgjojeni tingullin që e lëshon ajo nga brenda, shkruan ëikihoë.com
Nëse nuk dëgjohet ndonjë tingull atëherë veza është e freskët dhe është gati për konsumim,në rast se dëgjohet ndonjë tingull nuk bënë të përdoret.
Dhe mënyra tjetër për të zbuluar këtë është: në një pjatë e merrni vezën dhe vazhdoni të thejeni atë duke e vëzhguar pamjen e saj. Nëse e verdha qëndron e fortë por ka filluar të zgjerohet dhe e bardha është ë tejdukshme në pjatë atëherë kjo është vezë e vjetër dhe nuk duhet të konsumohet./Insajderi.com