“Mercedes-AMG” këtë vit feston 50-vjetorin, dhe njëri nga modelet me të cilin kjo kompani do të shënojë vitin jubilar është modeli i veçantë i quajtur “Mercedes-AMG GT3 Edition 50”.
Si vendi i promovimit të këtij modeli është pista e famshme për gara “24 Hours Nurburgring”, ndërsa si bazë për ndërtimin e këtij modeli ka shërbyer modeli për gara “Mercedes-AMG GT3”.
Gjermanët për këtë model të veçantë, përveç tjerash, kanë zgjedhur pjesën e jashtme ngjyrë gri në kontrast me shiritat për gara me ngjyrë të zezë, etiketën “50 Years AMG” në dyer, kofano dhe në brendësi.
“Mercedes-AMG GT3 Edition 50” ka motor 6.3-litër V8, në kombinim me marshin për gara me gjashtë shpejtësi.
Ky model i veçantë i cili do të shënojë 50-vjetorin e “Mercedes-AMG”, do të prodhohet në një seri të kufizuar në vetëm 5 njësi.