×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Mercedes nis prodhimin e SUV-it elektrik – foto

    Insajderi
    07 May 2019 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mercedes-Benz filloi prodhimin e një SUV elektrik në Bremen dhe hapi mundësinë e porosive për blerjen e kësaj makine.

    EQC 400 4MATIC ka një autonomi prej më shumë se 400 km dhe Mercedes pretendon se konsumi i saj mesatar është rreth 20 kWh për 100 km pa emetimin e gazrave të dëmshme.

    Ai mundësohet nga dy motorë asinkronë me 408 kuaj fuqi, dhe përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 5.1 sekonda dhe shpejtësia maksimale kufizohet në 180 km/h.

    Paketa e baterisë prej 80 kWh ka një dizajn modular dhe përbëhet nga 384 qeliza litium-jon, dhe ngarkimi i kapacitetit 10-80% merr 40 minuta nëpërmjet ngarkuesit të shpejtë.

    Çmimi fillestar në pajisjen bazike është 71.281 euro, ose  8.600 euro më lirë se Audi E-Tron.

    Daimler ka investuar një miliard euro në prodhimin e baterive në Drezden.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark