Bëhet fjalë për versionin e sedan-it të zgjeruar të modelit më të vogël AMG A 35, i cili do të fillojë prodhimin në Pekin në fund të vitit.
Aktualisht, modeli AMG A45 në Kinë është prodhuar në Gjermani, i cili është gjithashtu modeli më i shitur në vendin më të populluar në botë.
Popullariteti i A45 tregon se kinezët janë jashtëzakonisht të interesuar në makina me performancë të lartë, megjithëse qytetet kineze janë bllokuar nga trafiku i rëndë dhe rrugët e mbuluara nga kamerat për regjistrimin e tejkalimit të shpejtësisë.
Megjithatë, modelet më të vogla AMG janë shumë të njohura, edhe pse A 35 ka 302 kuaj fuqi dhe A 45 posedon 376 kuaj fuqi.
Të dy kanë një motor me katër cilindra 2.0-litërsh dhe përshpejtojnë nga 0-100 km/h për 4.9 sekonda.