Prodhuesi gjerman i veturave premium vazhdon me zbulimin gradual të klasës më të re të tij CLA, dhe pas siluetës së makinës, në një foto të re zbuloi disa detaje të mëtejshme të dizajnit të jashtëm.
Përveç konturave të njohura të trupit, dritat e reja LED në formën e bumerangëve mund të shihen në foto.
Mercedes CLA për vitin 2019 është modeli i gjeneratës së katërt që do të prezantohet në publik. Para tij debutoi klasa e re A dhe B, si dhe një klasë e Sedan, transmeton KosovaPress.
Motorizimi do të merret nga Klasa A dhe premiera e limuzinës së Mercedes në botë do të mbahet më 8 janar në Panairin Ndërkombëtar të Elektronikës (CES) në Las Vegas, kur do të dihen më shumë detaje.