Leeds United është futur në garë për ta transferuar Mërgim Berishën.
Futbollisti kosovar është vënë në listën e transfereve të Fenerbahçes dhe është në kërkim të klubit të ri.
Dhe, mediumi turk “Tenisafak” raporton se klubi i Premierligës e ka bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh për sulmuesin nga Suhareka.
Leedsi është në kërkim të lojtarëve pas largimeve të yjeve si Kalvin Phillips e Raphinha.
Ndërkohë, Fenerbahçe i kërkon 5 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit U-21 të Gjermanisë.
Interesim për Berishën së fundmi ka shfaqur edhe klubi gjerman, Stuttgart.
Ish-futbollisti i Salzburgut në Angli mund t’i bashkohet ish-trajnerit të tij tek klubi austriak, Jesse Alan Marsch, shkruan “Gazeta Express”.
24 vjeçari nuk e ka treguar veten sa duhet në Stamboll, prandaj pritet të largohet prej aty gjatë kësaj vere.
Bundesliga ose Premierliga mund të jenë destinacioni i tij i ardhshëm.