Insajderi
Lajme

Mergim Lushtaku merr mbështetje në Gjilan e Lipjan: Besimin tuaj do ta kthej me punë

Insajderi
03 June 2026 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mergim Lushtaku merr mbështetje në Gjilan e Lipjan: Besimin tuaj do ta kthej me punë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka marrë mbështetje masive përgjatë takimeve në Gjilan dhe në Lipjan.

Lushtaku ka falënderuar qytetarët për besimin dhe mikpritjen, për të cilat ka thënë se do t’i kthejë me punë e përkushtim.

“Sot zhvillova disa takime në Gjilan dhe në Lipjan. Faleminderit shumë qytetarëve për mikpritjen dhe respektin. Besimin tuaj do ta kthej me punë, përkushtim dhe mirënjohje”, tha Lushtaku.

Mergim Lushtaku gjendet me numrin 16 në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark