Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka dhënë një mesazh prej një lideri pas eliminimit të Kosovës në finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës.
Vojvoda iu është drejtuar të gjithë lojtarëve, duke iu kërkuar të mos heqin dorë nga ëndrra për kualifikim.
““Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore.. Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend”, ka thënë Vojvoda.
“Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë. Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet. …Euro 28””, përmbyllet shkrimi i Vojvodës. /Insajderi.org/