Insajderi
Insajderi

Mërgimtari nga Prizreni dënohet në kufi të Kroacisë me 1680 euro, mori me vete djathë e suxhuk

Insajderi
30 April 2022 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mërgimtari nga Prizreni dënohet në kufi të Kroacisë me 1680 euro, mori me vete djathë e suxhuk
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mërgimtarë nga Prizreni që ishte për disa ditë në vendlindje, gjatë ditës së djeshme ishte nisur për në Gjermani aty ku jeton e punon.

Mirëpo, ai kishte marr me vete produkte ushqimore si: suxhuk, djathë, etj.

Ai ka treguar se është dënuar me 1680 euro në kufirin kroat pikërisht për këto produkte.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë bashkë-atdhetarëve që të kenë kujdes që të mos marrin me vete produkte të mishit dhe të qumështit brenda mjeteve personale të transportit pasi që mund të kalojnë të të njëjtën situatë.

Ndonëse sipas rregullave ndalohet bartja e mishit dhe produkteve të qumështit brenda mjeteve personale të transportit, L. Krasniqi thotë se gjobat për këto produkte janë tepër të larta dhe të pashpjegueshme.

“I kisha lut’ edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Krasniqi për Televizionin e Prizrenit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark