×
  • Sport
  • Sport

    Merkato: Lozano drejt largimit nga Napoli – ylli i Kosovës shihet si zëvendësim përfekt i tij!

    Insajderi
    02 August 2023 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ardhmja e Hirving Lozanos duket gjithnjë e më e largët nga Napoli. Sulmuesi blu, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, ka një kërkesë të rëndësishme nga MLS për sezonin e ardhshëm, por presidenti De Laurentiis po frenon çmimin. Në fakt, Los Angeles FC ka ofruar 10 milionë euro për “Chucky”, por numri një i skuadrës napolitane kërkon të paktën 15 milionë.

    Megjithatë, Napoli tashmë po kërkon përreth në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij. Lista e emrave është ngushtuar në dy elementë. Sipas edicionit të sotëm të “Gazzetta dello Sport”, në “pole” janë Edon Zhegrova nga Lille dhe braziliani Tete i Shakhtar Donetsk, i cili sezonin e kaluar kishte veshur fanellën e Lyon.

    Sikurse shihni, i pari është pjesë e kombëtares së Kosovës dhe nëse transferohet te kampionët italianë, do të gjente atje kapitenin e vet te Dardanët, mbrojtësin Amir Rrahmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark