Insajderi
Biznes

Merkel: Industria e automobilave pjesë e zgjidhjes së mbrojtjes së klimës

Insajderi
08 September 2021 - 14:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Merkel: Industria e automobilave pjesë e zgjidhjes së mbrojtjes së klimës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në rrugëtimin drejt mbrojtjes së klimës, industria e automobilave nuk është vetëm një pjesë e problemit, por mund të jetë pjesa qendrore e zgjidhjes së problemit, deklaroi kancelaria gjermane Angela Merkel duke folur në ekspozitën e automobilave në Mynih.

Merkel theksoi se ”Evropa do të duhet të koordinohet për garantimin e sigurisë në vendin e punës”, drejt vendeve ”që kanë rregulla më pak të rrepta klimatike”.

Kancelarja kujtoi se aktualisht ka një milion makina elektrike në qarkullim në Gjermani dhe se elektrolëvizshmëria është shndërruar në trend.

“Të gjithë prodhuesit kanë planifikuar automjete elektrike dhe nuk ishte kështu dy vjet më parë”, shtoi ajo.

Në Gjermani deri tani ka vetëm 46 000 stacione për karikimin e makinave elektrike, gjysma e të cilave furnizohen nga qymyri, gazi dhe energjia atomike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark