Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Han Elezit, ka ndarë fonde për klubet e këtij qyteti. Në thirrjen për subvencione, fitues ka dal klubi i Volejbollit “Sharri” që ka për trajnere drejtoreshën e për Kulturë, Rini dhe Sport, Arbenita Bajramaliu. Nga opozita atje kanë akuzuar Komunën për keqpërdorime dhe konflikt interesi. Ndërsa nga Komuna kanë mohuar akuzat, shkruan Insajderi.
Në njoftimin e Komunës së Han Elezit thuhet se komisioni vlerësues, ka vendosur për OJQ-të përfituese, që janë shtatë.
Ndër klubet që ka përfituar në bazë të listës së publikuar me 22 prill 2024, është edhe Klubi i Volejbollit “Sharri”.
Ky klub ka përfituar nga Komuna 2500 euro.
Siç mëson Gazeta Insajderi, klubi i Volejbollit “Sharri“ ka për trajnere, drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Arbenita Bajramaliu në ketë komunë, e cila edhe ka përgjegjësinë për ndarjen e fondeve për klube.
Dyshimet për keqpërdorim – Komuna mohon ndikimin
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Hani i Elezit ka denoncuar publikisht, ndarjen e fondeve nga Komuna.
Sipas VV-së, këto fonde janë ndarë me keqpërdorime dhe favorizime. Madje sipas tyre janë krijuar klube fiktive vetëm për të përfituar.
“Shikoni qytetarë të nderuar se si komuna favorizon disa mashtrues te cilët kanë hap klube vetëm për te vjelë fonde. I njëjti klub aplikon me dy emra dhe merr hiq me pak se 5000 euro për t’i keqpërdoru“, thuhet në reagim.
Lëvizja Vetëvendosje dega në Han të Elezit, ka shkruar edhe për ndarjen e fondeve për klubin e Volejbollit “Sharri”.
Ata e kanë quajtur konflikt interesi, ndarjen e subvencioneve nga drejtoresha për klubin në të cilin ajo është drejtoreshë.
“I ndanë vetes 2500 euro klubit të saj të volejbollit duke qenë drejtoreshë komunale dhe njëherazi trajnere e po të njëjtit klub. A është kjo zhvatje e parasë publike?! Po si jo. Merr parat nga ky xhep dhe fut në tjetrin. Po ky është turp“, thuhet në reagimin e publikuar në “Facebook”.
Komuna mohon ndikimi në ndarje të fondeve
Për një konflikt të mundshëm interesi në ketë rast, Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje edhe në Komunën e Han Elezit, të cilët mohuan se ka pasur ndikim në ndarje të fondeve.
Në përgjigjen e tyre konfirmuan se drejtoresha është trajnere në klubin që mori 2500 euro. Por, që sipas tyre e njëjta nuk ka përfitime monetare nga klubi.
“Sa i përket pyetjes së parashtruar nga ju, është e vërtetë që drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport është trajnere vullnetare në Klubin e Volejbollit “Sharri”, e cila nuk ka asnjë përfitim monetar nga Klubi dhe fakti që drejtoresha jep kontribut vullnetar në Klub nuk ka ndikuar aspak që të ndahen fonde për klubin në fjalë”, tha a Është vendimi për formimin e komisionit për ndarje të subvencioneve, të cilët bazohen tek Rregullorja për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve“, thuhet në përgjigje./Insajderi.org/