Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez u shfaq në Javën e Modës në Paris. Ajo mori pjesë në shfaqjen e modës Pranverë/Verë 2025 Vetements.
Vëmendjen e madhe të fansave të saj, por edhe të gjithë të pranishmëve e tërhoqi veshja e saj, e cila shkaktoi reagime të shumta.
Fustani i zi për trupi dhe është prej materiali kadife. Ajo e kompletoi look-un me take të holla të larta dhe bizhuteri – një gjerdan të mrekullueshëm diamanti, vathë dhe unaza.
Ajo ndau edhe veshjen e saj nga sfilata me ndjekësit e saj në Instagram dhe në një kohë të shkurtër mblodhi gati 3 milionë pëlqime. Reagimet për veshjen ishin të ndara. “Duket si perëndeshë”, “Frua shumë e bukur dhe gjithmonë me stil”, “Ajo është legjendare”, kanë shkruar fansat e saj të cilët janë kënaqur me zgjedhjen e veshjes së saj.
Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer. “E dua shumë, por këtu duket e lirë”, “Ajo di vetëm të tregojë trupin e saj dhe asgjë tjetër”, “Veshje e tmerrshme, flokët i duken pis”, i kanë shkruar. Një ndjekës doli në mbrojtje të saj: “Ti je vetëm xheloze”.