Policia amerikane është rikthyer në pronat e këngëtarit Prince në Minnesota ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje një doktor vendas i cili i ka dhënë barna dhe e ka vizituar këngëtarin vetëm një ditë para se ai të vdiste.
Michael Todd Schulenber e ka trajtuar Prince më 7 prill dhe më 20 prill, njofton The Guardian.
Përveç se është intervistuar nga hetuesit, policia po ashtu ka kontrolluar edhe spitalin në të cilin punon ky mjek.
Por, policia ende nuk ka treguar se çfarë ilaçe ai ka rekomanduar këngëtarit dhe nëse ai i ka marrë ato.
Prince, 57 vjeç, vdiq më 21 prill në shtëpinë e tij. Rezultatet e autopsisë nuk janë bërë publike ende./Insajderi.com