×
  • Showbiz
  • Show

    Mes lotësh, Sara tregon për periudhën e shpërnguljes në Kosovë për të qenë me Ledrin

    Insajderi
    17 December 2022 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është kthyer në një prej personave më të komentuar në media rozë.

    Përveç që fitoi një numër të madh ndjekësish në Instagram, ajo prej javësh është bërë pjesë e spektaklit të njohur të vallëzimit “Dancing With The Stars”.

    Teksa po shkëlqen në skenë, Sara këtë herë para performancës së radhës që e zhvilloj me vjehrrin e saj, babanë e Ledrit, Agron Vulën ajo tregoi edhe për kohën kur u shpërngul nga Gjermani për në Kosovë.

    Për të qenë pranë reperit, si nuse e Kosovës, Sara e përlotur tha se e përjetoi rëndë për shkak që la në Gjermani prindërit dhe vëllanë.

    “Mora valixhet dhe u shpërngula në Kosovë, prindërit e mi ndërkohë ishin në Gjermani ashtu si vëllai aty jetojnë akoma, ua ndjeja shumë mungesën, më shumë ndihesha keq për nënën edhe për babnë sepse bën sakrificë të madhe që ikën në Gjermani në mënyrë që unë dhe vëllai të shkolloheshim atje, më përlot vetëm fakti që ata i merr malli shumë për mua dhe që nuk më kan afër”, tha Sara.

    Por, ndonëse larg familjes së saj, ajo gjeti një tjetër ngrohtësi familjare në shtëpinë e Ledrit dhe prindërve të tij.

    “Familja e Ledrit më pritën shumë mirë, ata janë njerëz shumë të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plotë, asnjëherë bosh, këtë gjë e kam ndjerë që në momentin e parë që kam hyrë aty. Prindërit e Ledri janë më shumë si shok dhe këtë gjë e kam ndjerë edhe unë kur kam hyrë në familje”, u shpreh tutje 30-vjeçarja.

    Ledri dhe Sara në vitin 2020 u bën prindër për herë të parë, dhe këtë blogerja e përshkruan si ndjenja më e bukur që një femër mund të përjetoj.

    “Në vitin 2020 në dhjetor Poem, ndjesia më e bukur që mund të përjetoj një femër, ajo është pika ime më e dobët dhe pika ime më e fortë, është jeta ime, është shpirti im, çdo gjë e imja”, tha Sara.

    Kujtojmë që çifti i njohur ndonëse prindër ende nuk kanë mbajt një ceremoni martesor,por që nuk e kanë përjashtuar mundësinë që kjo të ndodh në një të ardhme. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark