Insajderi
Botë

Mesazh frikësues? Ushtria amerikane publikon foton e një nëndetseje të tyre në Lindjen e Mesme

Insajderi
06 November 2023 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mesazh frikësues? Ushtria amerikane publikon foton e një nëndetseje të tyre në Lindjen e Mesme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ushtria amerikane bëri të ditur se një nëndetëse me raketa ka mbërritur në Lindjen e Mesme, i cili po përceptohet si mesazh ndaj kundërshtarëve rajonalë në kohën kur administrata Biden po përpiqet të shmangë konflikt më të gjerë në mes të luftës Izrael-Hamas.

Komanda Qendrore e SHBA tha në rrjete sociale të dielën se një nëndetëse e klasit Ohio po hynte në zonën e përgjegjësisë. Një foto e postuar me njoftimin dukej se tregonte nëndetësen në Kanalin e Suezit në verilindje të Kajros, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

Këtë, mediumi amerikan e ka quajtur si “mesazh të rrallë” të ushtrisë amerikane.

Marina e SHBA-së ka katër nëndetëse me raketa të klasit Ohio, ose SSGN, të cilat janë ish-nëndetëse të raketave balistike të konvertuara në funksion të lëshimit të raketave ‘Tomahawk’ në vend të atyre balistike.

Çdo SSGN ka kapacitet të mbajë 154 raketa të llojit Tomahawk.

Sipas mediumit amerikan, ushtria amerikane rrallë lajmëron lëvizjet ose operacionet e flotës së saj të nëndetëseve me raketa. Anijet me energji bërthamore funksionojnë në fshehtësi pothuajse të plotë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark