×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Mesazhet e fshira në Twitter nuk fshihen në të vërtetë

    Insajderi
    16 February 2019 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Twitter ofron një opsion për përdoruesit që duan të fshijnë mesazhet direkte por këto mesazhe në të vërtetë nuk fshihen sipas një raporti të hulumtuesit të sigurisë Karan Saini.

    Edhe pse mesazhet fshihen, Twitter i ruan ato për vite me radhë. Të gjithë përdoruesit mund ti aksesojnë thjeshtë duke shkarkuar të dhënat e tyre të arkivuara nga Twitter.

    Saini tha se mesazhet e dërguara nga llogari të fshira apo të mbyllura qëndrojnë.

    Mbase në pamje të parë nuk duket diçka shqetësuese sepse këto mesazhe janë të disponueshme vetëm për përdoruesin por fakti që Twitter i ruan nuk është imazh pozitiv për kompaninë.

    Të paktën rrjeti social Twitter është në dijeni të problemit por nuk premtoi se gjërat do të ndryshojnë shpejtë.

    Në fund të fundit kjo të kujton se në internet asgjë nuk humbet përgjithmonë edhe nëse një kompani thotë se janë fshirë. /PCWorld

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark