Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, këtë javë çmimin “Ylli i Javës” e kanë ndarë për futbollistin Ergyn Ahmeti.
Mesfushori qendror i skuadrës së Dukagjinit pati një paraqitje fantastike në fitoren e skuadrës nga Klina si mysafirë në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 1:0.
Ndonëse ai nuk ishtë realizator i golit te fitores ne këtë takim, ai u shqua me kreativitetin e tij gjatë gjithë kohës dhe ishte faktori kyç në arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme në luftë për mbijetesë ne duelin e zhvilluar ne Skenderaj.