El Clasico kundër Barcelonës lë shenjë te Real Madrid, teksa madrilenët humbasin shërbimet e Aurelien Tchouameni për gjashtë deri në tetë javë. Mesfushori ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe është i detyruar ta mbyllë para kohe këtë vit, për t’u rikthyer vetëm në 2024-tën.
Francezi do të nisë menjëherë periudhën e rehabilitimit teksa do të jetë në fokusin e përditshëm të stafit mjekësor.
Mungesa e Tchouamenit me siguri do të ndihet te Real Madrid pasi lojtari i datëlindjes së vitit 2000 është një titullar fiks i formacionit të Carlo Ancelottit.
Këtë sezon me Tchouameni të aktivizuar nga minuta e parë, Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje me francezin që garanton ekuilibrat e duhur në fushë. Tashmë, deri në rikuperimin e Tchouameni pritet që këtë rol ta trashëgojë Camavinga, apo edhe Modric në ndeshje të caktuara.