Insajderi
Insporti

Mesfushori shqiptar e “theu në mes” portierin e Cityt, goli i tij ia sjell fitoren Brightonit

Insajderi
31 August 2025 - 17:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mesfushori shqiptar e “theu në mes” portierin e Cityt, goli i tij ia sjell fitoren Brightonit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skuadra e Brightonit ka shënuar golin e dytë ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Premier League.

Golin që kaloi në epërsi skuadrën vendase erdhi nga mesfushori shqiptar, Brajan Gruda.

Ai shënoi një minut para kohës së rregullt, ku mashtroi portierin e Cityt James Trafford me një “goditje falso” duke kaluar në anën e kundërt të tij.

Brighton mori epërsinë pasi ishte duke humbur 0-1 në pjesën e parë. Rezultati u përmbys në pjesën e dytë me golin e James Milner nga pika e bardhë në minutën e 68′.

Ndeshja u përmbyll me fitoren e Brighton, ku seria e Pep Guardiolës po vazhdon në xhiron e tretë. Kjo humbje është e dyta radhazi, pas rezultatit negativ kundër Tottenham Hotspur. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark