×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësimi për fenë – Ministria e Arsimit ende pa qëndrim

    Insajderi
    24 April 2016 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtarët e institucionit përkatës nuk shprehin qëndrimet e tyre, për pretendimet se a do të lejohet lënda fetare në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

    Gazeta Insajderi, ka dërguar pyetje më 11 prill në adresë të zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit në Kosovë, si dhe vetë ministrit, Arsim Bajramit, për ta pyetur se a do të futet në sistemin arsimor në Kosovë lënda për fenë dhe me çfarë përmbajtje. Ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve.

    E në Kosovë është rikthyer debati për dhe kundër futjes së edukatës fetare në plan-programet mësimore në shkollat publike, kjo pas një deklarate të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku kishte thënë se futja e kulturës së besimeve fetare nëpër shkolla është rrugë që mbron fëmijët nga ekstremizmi i çdo forme.

    Futja ose jo e lëndës së mësim-besimit në shkollat fillore dhe të mesme, tashmë ka kohë që është iniciuar si temë debati në vend, e cila është përcjellë me qëndrime të ndryshme.

    Ndërkohë REL kishte raportuar se përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, pajtohen në pikën që mësim-besimi të aplikohet në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

    Por ligji aktual për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, aktualisht, nuk lë hapësirë që të futet si pjesë e arsimit edhe edukata fetare si lëndë e veçantë. Për futjen eventuale të lëndës së mësim-besimit në institucionet arsimore, do të nevojiten ndryshimet paraprake ligjore.

    Megjithatë, lënda fetare mbahet në rreth 40 shtete të Evropës. Në mesin e këtyre shteteve gjendet Austria, Spanja, Anglia, Belgjika, Polonia, Irlanda e vende të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark