×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë

    Insajderi
    27 April 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.

    Ai, ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq për të gjitha viktimat e shkaktuar në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

    Mesiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviqit për krijimin e “Serbisë së Madhe”, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë.

    “Ende ka nga ata që si Millosheviqi të bëhet Serbia e Madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiq.

    Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematiken” Histori- Identitet- Integrim”, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark