Prodhuesi amerikan i makinave elektrike luksoze ka lansuar modelin e ri Y, i cili do të ketë premierën të enjten.
Fotografia e fundit, e cila u botua si një ilustrim i ftesës për premierë, përmban një siluetë të ndriçuar pjesërisht të makinës, duke përfshirë një dizajn të pasqyruar, si dhe dritat që u ngjajnë atyre të Modelit3, transmeton KosovaPress.
Shefi i Tesla, Elon Musk, tha në fillim të marsit se ky crossover do të jetë 10% më i shtrenjtë se Modeli 3, për shkak se është pak më i madh. Ai gjithashtu tha se modeli do të ketë bateri me kapacitet të njëjtë si Modeli 3 dhe autonomi më të vogël, pasi ka peshë më të madhe.
Modeli Y u lajmërua disa vite më parë, kur u tha se ishte një crossover elektrik i bazuar në Modelin 3. Meqenëse do të bazohet kryesisht në Modelin 3, kostot e zhvillimit do të jenë më të ulëta se zhvillimi i makinës nga e para.
Ndryshe, modeli më i lirë Y do të kushtojë më pak se 40.000 dollarë.