×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mësohet data e rikthimit të Conor McGregor

    Insajderi
    15 April 2024 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët e arteve marciale mikse (MMA) më në fund e kanë marr vesh lajmin e madh.

    Sfida e shumëpritur mes Conor McGregor dhe Michael Chandler tashmë është zyrtare për eventin UFC 303, i cili do të zhvillohet më 29 qershor, në Las Vegas.

    Presidenti i UFC, Dana White, bëri njoftimin e shumëpritur pas përfundimit të eventit UFC-300 zhvilluar ditën e diel po në Las Vegas.

    Sfida mes McGregor dhe Chandler do të zhvillohet në peshën “ëelterëeight” (pesha 71-77kg).

    McGregor, i cili është ende ylli më i madh në sportet luftarake, është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i këmbës, pësuar kundër Dustin Poirier në eventin UFC-264, në korrik 2021. Kjo është hera e fundit që “Notorious” shkeli këmbën brenda kafazit.

    Pra, ai rikthehet pas 3 vitesh, ndërkohë që është përmirësuar ndjeshëm fizikisht si dhe ka kaluar dy testet antidoping të Usada.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark