Një model që mund të krahasohet me Golf në pamjen dhe madhësinë do të hyjë në segmentin EV dhe do të kushtojë më pak se 30,000 euro në Gjermani, transmeton KosovaPress.
Ajo do të jetë makina e parë serik në arkitekturën e re të MEB elektrike dhe së pari do të shfaqet në një seri të veçantë të quajtur “Edicioni i parë”, i cili do të jetë nën 40,000 euro.
VW do të ketë autonomi prej 420 kilometra me një mbushje sipas standardit të ri WLTP. Modeli bazik ID.3 do të ketë autonomi prej 330 km, ndërsa versioni me bateri më të madhe mund të kalojë 550 km.
ID.3 do të prezantohet në panairin e veturave në Frankfurt kah mesi i shtatorit dhe dërgesat e para do të bëhen pas një viti.
Volkswagen planifikon të prodhojë mesatarisht 100.000 njësi në vit, ndërsa planifikon që brenda dhjetë vjetësh të shesë më shumë se 10 milionë automjete elektrike.