Ambienti ku qëndroni ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj. Kjo vlen edhe më shumë për fëmijët tuaj.
Hapësira me të cilën rrethohet fëmiu juaj, ndikon jo vetëm në shëndetin e tyre, por mënyrën se si e bëjnë gjumin.
Sipas Jim Spilsburyt, PhD nga Case Western Reserve University në shëndetin e fëmijeve ndikon drejtpërdrejt ambienti ku qëndron, e ku ekzistojnë faktorët si zhurma, drita, temperatura dhe dizajni, për të cilët duhet të përkujdesemi që të jenë ideale.
Një familje moderne krijohet mbi këto atribute – hapësira për fëmijët duhet të jetë jo vetëm e bukur, por edhe me temperaturë të përshtatshme, pa zhurmë dhe me dritë të mjaftueshme.
Dizajni i dhomës së fëmijëve tuaj ndikon në disponimin e tyre dhe kështu edhe në gjumin. Fëmijët janë të aftë që të perceptojnë gjithë atë që kanë përreth.
Ngjyrat duhet të jenë të përzgjedhura me shumë shije dhe në frymë moderne.
Dizajni i dhomës tuaj do të ndikojë drejtpërdrejt në disponimin e fëmiut dhe duhet t’i jepni rëndësi të madhe këtij aspekti që shpesh neglizhohet nga prindërit.
Radhitja
Radhitja e orendive duhet të bëhet në formë të përshtatshme për fëmijët, duke mos krijuar konfuzion mbi gjërat që janë prezente në dhomë. Ky është faktor i rëndësishëm, radhitja e orendive, e shtratit, dollapëve etj, pasi që dihet se fëmijët kanë dëshira shpeshherë komplekse.
Cilësia
Cilësia e orendive është kruciale. Kualiteti i shtratit dhe i dollapëve do të bëjë që qëndrueshmëria të jetë e lartë.
Se kualiteti është krucial, e bën të ditur fakti se ekspertët preferojnë që orenditë të jenë ekologjike në mënyrë që të mos ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve.
Dhoma duhet të ketë dritë të mjaftueshme natyrale, e kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen dhe disponimin e fëmiut tuaj. Njëkohësisht dëshira për të qëndruar dhomën është e madhe.
Kështu, kushtoni rëndësi për dhomën e fëmijëve tuaj sepse do të ndikojë gjithsesi në mënyrën se si ata do të rriten dhe do të ndikojë në shëndetin e gjumin e tyre.