Lionel Messi duket se e ka lënë krejtësisht pas vetës dështimin në Kupën e Amerikës me skuadrën kombëtare të Argjentinës.
Sulmuesi i Barcelonës ka menduar edhe për ndryshime në pamjen e tij, pasi ka ngjyrosur flokët me ngjyrë të bardhë, duke u shndërruar në një ‘djalë të keq’, njofton Insajderi.
E dashura e tij, Antoneta Roccuzzo ka postuar një foto të futbollistit më të mirë në botë me modelin e ri të flokëve, teksa shihet bjond, duke kaluar pushimet para se të kthehet në stërvitje me Barcelonën gjatë kësaj jave.
Të njejtin model flokësh e ka bërë së fundmi edhe futbollisti i Arsenalit, Aaron Ramsey. /Insajderi.com