Messi e bën të jashtëzakonshmen, përmbysi gjithçka ndaj LAFC dhe e çoi Inter Miamin në gjysmëfinale - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Messi e bën të jashtëzakonshmen, përmbysi gjithçka ndaj LAFC dhe e çoi Inter Miamin në gjysmëfinale

    Insajderi
    10 April 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi ka qenë vendimtar në një nga ndeshjet më dramatike të sezonit në SHBA, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar një herë në fitoren e madhe të Inter Miamit ndaj LAFC, në çerekfinalen e CONCACAF Champions Cup.

    Skuadra nga Florida ishte në disavantazh prej dy golash, por rikthimi nisi nga vetë kampioni i botës. Fillimisht, Messi realizoi një gol spektakolar në pjesën e dytë, duke hapur rrugën për përmbysjen e rezultatit.

    Në minutat e fundit, në një skenë që rikujtoi finalen e Kupës së Botës 2022, argjentinasi përballë Hugo Lloris – një tjetër emër i madh i futbollit – ekzekutoi saktësisht nga penalltia për ta çuar rezultatin në favor të Inter Miamit.

    Ky sukses i siguron ekipit amerikan një vend në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze për klube në Amerikën Veriore dhe Qendrore.

    E dinim që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam asnjë sekondë. Jam krenar për këtë skuadër“, ka potencuar Messi pas ndeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark