Argjentina kaloi në finale të Kupës së Amerikës, pasi mbrëmë arriti të eliminonte Kolumbinë përmes penalltive, me kohën e rregullt që përfundoi 1-1, shkruan Insporti.
Pas fitores së Argjentinës, Messi paralajmëroi se mposhtja e Brazilit do të jetë një kërkesë e vështirë – por është i bindur që skuadra e tij ka atë që duhet për të fituar “Copa American” e tyre të parë që nga viti 1993.
“Brazili me Neymar do të jetë shumë i vështirë. Ne e dimë potencialin e tyre dhe atë që Ney mund të bëjë individualisht. Ajo që dua më shumë është të fitoj diçka me ekipin kombëtar.”