×
  • Sport
  • Sport

    Messi tërbon fansat – kjo është arsyeja

    Insajderi
    01 August 2023 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lionel Messi, në fundjavë nuk mbrojti ngjyrat e Inter Miamit në Kupën e Ligës. Në fakt ai u pa me një tjetër fanellë, që mbahet mend mirë nga fansat e Albiceleste. Bëhet fjalë për fanellën e Diego Armando Maradonës, të cilën legjenda e ndjerë e futbollit e veshi në Kupën e Botës 1994.

    Ky ishte Botërori i fundit në karrierën e “Dorës së Zotit”, që u zhvillua në SHBA, aty ku është transferuar Messi kësaj vere për ta vijuar karrierën në MLS. Me fanellën në fjalë, Maradona shënoi golin e madh ndaj Greqisë, i fundit i tij në karrierën e lavdishme për Kombëtaren e Argjentinës.

    Nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, Leo ndau një video, në të cilën “fryhet me gjoksin përpara”, shfaq me krenari fanellën e veshur nga Diego në atë Botëror të  mbajtur në tokën e Amerikës së Veriut, e njëjta që sot shijon futbollin e tij.

    Në vetëm nja 10 sekonda, sa zgjat videoja, bie në sy buzëqeshja e yllit të Rosarios, ngjyra blu dhe detajet e uniformës, rombet e zeza në anën e djathtë të uniformës dhe numri i ndritshëm 10 në shpinë.

    Pak minuta pasi e postoi videon, shpërtheu euforia e të gjithë fansave argjentinas dhe ndjekësve të shumtë në rrjetet e tij sociale.

    Më tej, Leo postoi edhe një foto “gala”, i veshur me uniformën e plotë të Maradonës së asaj kohe (fanellë dhe pantollona të shkurtëra) në shtëpinë e tij në Miami, teksa ka shtuar “emoji” me flamurin argjentinas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark