Lionel Messi e ka larguar nga lista e ndjekësve Alejandro Garnachon për shkak të qëndrimit të yllit të Manchester United për Cristiano Ronaldon, ka thënë Rio Ferdinad.
Garnacho ka marrë vëmendjen e të gjithë komunitetit sportiv amebanë botë pas golit të tij sensacional me gërshërë të dielën ndaj Evertonit në “Goodison Park”.
Adoleshenti në mënryë akrobatike arriti ta mposhtë Jordan Pickford i cili mbeti pa zgjidhje pas asaj goditje dhe më pas performoi festimin ikonik të Cristiano Ronaldos.
Garnacho njihet si një person i cili shpreh haptasi admirimin që ka për Ronaldon ku edhe e ka pranuar publikisht se pesë herë fituesi i Topit të Artë është idhulli i tij.
🚨
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) November 27, 2023
Rio Ferdinand says his lad told him Lionel Messi unfollowed Garnacho because he openly calls Cristiano Ronaldo the GOAT while he’s with the Argentina squad.pic.twitter.com/bBU3EUqxdY
Ka qenë ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand ai i cili ka thënë se Messi e ka larguar nga lista e ndjekësve Garnachon në rrjetet sociale, për shkak të mbështetjes së tij për Ronaldon.
“A e dini se çfarë më pëlqen më së shumti rreth tij? Atij nuk i intereson për asgjë. Garnacho më tha se Messi e ka larguar nga lista e ndjekësve vetëm sepse ai nuk e mbanë sekret faktin që e pëlqen Ronaldon”, ka thënë Ferdinand në podkastin ‘Vibe with Five’. /Telegrafi/