×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Meta dekoron xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

    Insajderi
    09 August 2021 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi sot me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy xhudistet nga Kosova, fituese të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin e tyre, Driton Kuka.

    Në njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se dekoratat për sportistet nga Kosova janë dhënë në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera si fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike të Tokios, në sportin e xhudos.

    Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e mbajtur në Presidencën e Shqipërisë, Meta ka theksuar se medaljet e arta kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për imazhin e Kosovës.

    “Këto triumfe dhe medalje të arta, kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për imazhin e Kosovës, për të shtuar respektin ndaj saj në botë edhe nga ato vende që ende nuk e kanë njohur, sepse tashmë njohin fuqinë dhe ambicien e këtij vendi, që prezantohet denjësisht përmes këtyre kryeshqiponjave si Majlinda Klemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe gjithë ekipi i shkëlqyer i xhudos, së bashku me ‘arkitektin’ Driton Kuka”, është shprehur Meta.

    Kujtojmë se ekipi i xhudos i Kosovës u kthye nga Lojërat Olimpike të Tokios me dy medalje ari.

    Xhudistet Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë dhe Distria Krasniqi në kategorinë 48 kilogramë fituan medalje ari në Olimpiadën e Tokios.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark