Ilir Meta, krye parlamentar i Shqipërisë, ka përshëndetur zgjedhjen e homologut kosovar në krye të partisë më të madhe në vend.
Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të kryeparlamentarit, thuhet se Meta “shpreh bindjen se nën drejtimin e Veselit, PDK do të forcojë rolin e saj si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës”.
“Meta shpreh bindjen se nën drejtimin e z. Kadri Veseli PDK do të thellojë kontributin e saj për përballimin me sukses të sfidave me të cilat Kosova përballet, për forcimin e institucioneve, rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe avancimin e agjendës së integrimit të saj evropian”, thuhet në njoftim, përcjellë Gazeta Express.