×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Metro: Agim Ademi i dënuar dhe tani i hetuar për kurdisje të ndeshjes, tenton ta ruajë karrigen në FFK

    Insajderi
    11 March 2022 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) më datën 2 mars të këtij viti kishte njoftuar se ka shpallur zgjedhjet për Kryetar të Federatës së Futbollit, kandidati i parë që zyrtarizoj kandidimin e tij ishte presidenti aktual, Agim Ademi i cili është në pritje të rigjykimit dhe nën hetime për kurdisje të ndeshjes së Kombëtares U21 të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

    Komiteti Ekzekutiv i FFK’së më datën 2 mars ishte mbledhur për të caktuar datën kur do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ata vendosën që më 6 prill, ditë e mërkurë, të mbahen zgjedhjet për president të FFK’së.

    Pas njoftimit të tyre kishte reagime të shumta nga shumë njerëz të sportit dhe juristë të ndryshëm për shkeljen e Nenit 39 të Statusit të Federatës, në të cilin thuhet se Kuvendi Zgjedhor për emërimin e presidentit të FFK’së duhet të thirret dy muaj më herët, e jo më pak se një muaj siç ka ndodhur në rastin konkret.

    Kryetarit aktual në shkurt të këtij viti përveç pretendimit për shkeljen e Nenit 39 të Statusit të Federatës, ju është publikuar nga Gazeta Metro edhe kërkesa e tij për shitjen e lojës së Kombëtares U21 të Kosovës në një turne të zhvilluar në Turqi në vitin 2016.

    Pas këtyre publikimeve Prokuroria e Shtetit kishte konfirmuar nisjen e hetimit ndaj Ademit nën dyshimet se kishte kurdisur ndeshjen.

    Image

    Përderisa është duke u hetuar për shkelje të rënda në futboll, ai është në rigjykim edhe për veprën penale detyrim në tentativë, e cila nuk ka të bëjë me futbollin.

    Seanca gjyqësore në rigjykim kundër Ademit, i cili e mori drejtimin e federatës pas vdekjes së presidentit Fadil Vokrri më 2018, nuk do të caktohet deri pas përfundimit të grevës së gjykatave, ka konfirmuar për Gazetën Nacionale zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Duke ju referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se për shkak se stafi administrativ i gjykatës është ne grevë, nuk është caktuar seanca lidhur me rastin në fjalë, seanca gjyqësore do të caktohet pas përfundimit të grevës”, ka thënë për Gashi për Gazetën Nacionale.

    Kur të përfundojë greva në Gjykatën Themelore, ajo do të merret me rastin e Ademit në shkallën e parë, kjo tregon se ai mund të paraqitet si i pandehur përsëri si president i FFK’së nëse rizgjidhet më 4 prill.

    Ademi më herët kishte dështuar të paraqitej në dy seanca të rigjykimit që ju ishin caktuar në mars dhe tetor të vitit 2021.

    60-vjeçari është akuzuar se ka kryer veprën penale detyrim në tentativë, gjatë periudhës kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të të njëjtit vit.

    Për këtë vepër penale ai ishte dënuar më 5 korrik të vitit 2019 me 9 muaj burgim efektiv, ndërsa Muhamet Rama po ashtu i akuzuar në këtë rast ishte dënuar me 1 vit burgim efektiv.

    Rreth 7 muaj më vonë, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin e mësipërm duke i shpallur fajtorë të akuzuarit për detyrim në tentativë.

    Por ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata Supreme, e cila urdhëroi që gjykimi për këtë rast të nisë nga fillimi, pra nga shkalla e parë.

    Në bazë të aktakuzës Ademi dhe Rama akuzohen se “në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit në bashkëkryerje dhe me dashje të përfitimit material për veten e tyre apo për personin tjetër, kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje në atë mënyrë që sipas Prokurorisë i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar fizikisht viktimën Dritëro Kadolli që ta detyrojë atë që të bëjë një veprim në dëm të pasurisë së tij, respektivisht t’ua jep atyre një veturë të tipit BMW X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit”.

    Pika e dytë e aktakuzës ndaj tyre nënvizon “të akuzuarit e lartpërmendur gjatë periudhës së njëjtë kohore në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit BMW X5, në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”. /gazetametro

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark