Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi ka vizituar kompaninë N.T.H “Agro2000” në Sharr, e cila merret me grumbullimin, përpunimin dhe kultivimin e bimëve mjekuese aromatike.
Përmes një statusi në facebook Krasniqi shkroi se puna dhe përkushtimi i vëllëzërve Besarb dhe Besmir Krasniqi, kanë bërë të mundur që ky biznes familjar të punësoj 5 punëtor dhe të ketë 40 grumbullues të kontraktuar.
Poashtu Krasniqi premtoi mbështetja e fermerëve për këtë trevë dhe në mbarë Kosovën.
Statusi i plotë i Krasniqit:
E vizitova N.T.H “Agro2000” në Sharr, e cila merret me grumbullimin, përpunimin dhe kultivimin e bimëve mjekuese aromatike (BMA)!
Puna dhe përkushtimi i vëllëzërve Besarb dhe Besmir Krasniqi, kanë bërë të mundur që ky biznes familjar të punësoj 5 punëtor dhe të ketë 40 grumbullues të kontraktuar!Mbështetja e fermerëve për këtë trevë dhe në mbarë Kosovën është një nga shtyllat e programit tonë, si mundësi për zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës!