Mexico City ka vendosur një rekord botëror për akses falas në Wi-Fi falë mijëra pikave publike të aksesit në internet në të gjithë kryeqytetin, njoftoi të mërkurën Rekordet Botërore Guinness.
Pikat e hotspots janë të shpërndara në të gjithë qytetin me rreth nëntë milionë banorë, veçanërisht në transportin publik.
Kur shkollat u mbyllën për më shumë se një vit gjatë pandemisë Covid-19, disa studentë iu drejtuan shërbimit për të marrë pjesë në klasa online.
Sipas tyre qëllimi ishte të bënte aksesin në internet një të drejtë për të gjithë, veçanërisht familjet e pafavorizuara pa lidhje në shtëpi.