×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mi ke marrë tre mijë euro”- Dyshime për pranim ryshfeti nga dekani i Filozofikut, Insajderi ju sjell detaje

    Insajderi
    21 March 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre mijë euro është shuma për të cilën dyshohet t’i ketë pranuar si ryshfet dekani aktual i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli. Ryshfeti, nga ajo çfarë ka mësuar Insajderi, dekanit i janë dhënë prej profesorit universitar në Fakultetin e Shkencave Politike, Zenun Halili, për t’iu dhënë pushimi sabatik. Ndonëse ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 2022-ën, ajo u shpërfaq tek tash, në kohën kur pritet të mbahen zgjedhjet për Dekan në Fakultetin Filozofik. Të dy profesorët janë dërguar në Këshillin e Etikës së UP’së.

    Për aprovim të pushimit sabatik, profesori Halili dyshohet se më 2022-ën ia ka dhënë tre mijë euro dekanit Bërxulli. Ai në një email që ka parë Gazeta Insajderi e akuzon dekanin se e nxori “nga petku i njerëzisë”.

    Rasti është bërë publik tek në periudhën kur pritet të mbahen zgjedhjet për dekan të Fakultetit të Filozofisë.

    “Përshëndetje dekan Bërxulli, uroj të jeni mirë! Në takimin e fundit më 25 janar, u dakorduam ta bëjmë garën korrekt, por ju nuk po punoni me ndershmëri. Unë ju kam treguar Dorajetit e Ademit se ti mi ke marrë 3000 euro për pushim sabatik në vitin 2022. Ju me nxorët nga petku i njerëzisë! Deri në këtë moment e dinë 7 persona. Sot do ta bëjë publike”, thuhet në emailin që ka parë Insajderi.

    Aty thuhet se ai posedon incizime për këtë dhe se do t’i bëjë publike.

    “Nuk kam besuar se jeni i tillë! Jam përpjekur por ma bëre të pa mundur. Sot do të shkruaj email për të gjith stafin akademik të universitetit. Të Fala Sot jam me vëllezërit e mi nga Amerika që kanë ardhur t’me vizitojn, por shihemi se shpejti!”, përfundon emaili.

    Nga ajo çfarë ka marrë vesh Insajderi, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka dashur që rastin ta mbyllë në heshtje. Mirëpo, pasi që është bërë publik, që të dy profesorët janë dërguar në Këshillin e Etikës.

    Për këtë, Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje Zyrës së Rektorit për ta pyetur se si është vepruar me Bërxullin dhe Halilin dhe nëse rasti është iniciuar në Prokurori, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark