×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Michigani, shteti tjetër amerikan që e njeh Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    13 February 2024 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përveç Iowa-s dhe New York-ut, Michigani do të jetë shteti tjetër amerikan që do të njohë Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

    Guvernatorja e shtetit, Gretchen Whitmer e ka shpallur 17 shkurtin 2024, si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në shtetin ku udhëheq.

    “NDËRSA, më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, e shtyrë nga përkushtimi i palëkundur ndaj parimeve demokratike, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, duke forcuar daljen e Kosovës si një komb i lirë dhe vetëqeverisës”, thuhet në vendim, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Miçiganit është unike dhe e forcuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit; shteti i Miçiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë Miçiganit në festimin e 16 vjetorit të ditës së pavarësisë së Kosovës”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark