FC Prishtina u rikthehet garave në elitën e futbollit kosovar të dielën (12 Shkurt) me ndeshjen ndaj KF Dukagjinit.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 19 të Albi Mall Superligës së Kosovës dhe zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Prishtina dhe Dukagjini u takuan edhe të dielën e kaluar ne kuadër të 1/8 së finales së Kupës, me ç’rast ekipi “bardhekaltër” fitoi me rezultat 3:1.
Para takimit të nesërm për faqen zyrtare të klubit ka folur kapiteni Gledi Mici.
Ndeshje e vështirë – Është një ndeshje e vështirë në një fushë delikate ku përherë kemi hasur në probleme. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Ky grup është një nga më të mirët me të cilët unë kam qenë pjesë. Shpresoj që unitetin që kemi te Prishtina ta pasqyrojmë me rezultate.
Përparësia e Prishtinës – Fitorja në Kupë na jep një përparësi psikologjike, por duhet të japim edhe më shumë se lojën e kaluar për t’i arkëtuar tre pikë.