Blerja rritë numrin e studiove për zhvillimin e lojërave të Microsoft nga 15 në 24.
“Lojërat e Bethesda-s kanë pasur gjithmonë një vend të veçantë në Xbox dhe në zemrat e miliona lojtarëve në të gjithë botën,” tha kreu i Xbox Phil Spencer në një deklaratë.
Masa vjen pasi u kthye mbrapsht oferta e Microsoft për marrjen e aksioneve në TikTok, rrjeti social me bazë në Kinë që merr më shumë se dy miliardë shkarkime në të gjithë botën. /Insajderi.org



