Ndërsa disa veçori janë diskutuar dhe integruar në Windows 10, Microsoft padyshim ka planifikuar diçka ndryshe për sistemin operativ.
Microsoft hodhi hapin e radhës drejt një sistemi operativ të ri ku një ekzekutiv i kompanisë foli në aktivitetin Computex në Tajvan për ambiciet e kompanisë me sistemet operative.
Ndërsa eventi ka qenë një moment i duhur për të zbuluar sistemin operativ shumë të spekuluar Windows Lite, Microsoft bëri tjetër gjë nga ajo që prisnim, foli për të ardhmen e Windows.
Sipas Nick Parker, zëvendës presidenti i shitjeve të pajisjeve dhe shërbimeve konsumatore, sistemi i ardhshëm operativ do të ketë funksione të avancuara që ofrojnë përditësime të shpejta, siguri të lartë, performancë të qëndrueshme dhe konektivitet të vazhdueshëm.
Ai tha se ky është “sistemi operativ modern” i cili ndërtohet mbi teknologji si shërbimet cloud dhe eksperiencat e ndërlidhura, inteligjencën artificiale dhe metoda inputi si lapsa, zë, me prekje e madje edhe me shikim.
Disa eksperienca të tjera do të jetë përdorimi i telefonit nga kompjuterit apo ndërveprimi me aplikacionet e telefonit me maus dhe tastierë duke përdorur ose Wi-Fi ose LTE.
Ndërsa disa prej këtyre veçorive janë diskutuar dhe integruar, Microsoft padyshim ka planifikuar diçka ndryshe për sistemin operativ. Zyrtarisht kompania tha se ka nisur testimet e një versioni të Windows 10-ës që nuk debuton deri më 2020. /PCWorld Albanian