Insajderi
Biznes

Microsoft ndalon shitjet e laptopëve Huawei

Insajderi
23 May 2019 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse Microsoft do të bllokojë përditësimet e laptopëve Huawei me Windows 10-ën të instaluar.

Microsoft ka ndaluar shitjet e laptopëve Huawei MateBook X Pro në dyqanet e saj online pasi kompania Kineze u vu në listën e zezë të qeverisë Amerikane.

Lëvizja vjen pas lajmeve se Google do të ndalonte përdorimin e Android dhe shërbimeve të kompanisë për Huawei.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse Microsoft do të bllokojë përditësimet e laptopëve Huawei me Windows 10-ën të instaluar.

Kjo paqartësi duhet tju pengojë nga blerja e një laptopi Huawei. Është për të ardhur keq sepse Huawei sot prodhon mbase laptopët më të mirë në botë.

MateBook X Pro është hequr nga dyqani online i Microsoft gjatë fundjavës. Me këtë veprim kompania po i bindet kërkesave të qeverisë Amerikane për të ndaluar së bëri biznes me kompaninë.

Frika se kompania mund të bllokojë plotësisht përditësimet e Windows 10-ës është shtuar pas këtij veprimi. Megjithatë Microsoft do të vijojë të shesë MateBook X Pro të cilët janë ende në stoqe në dyqanet fizike të kompanisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark