×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Microsoft paralajmëron përdoruesit për një tjetër përditësim të rrezikshëm

    Insajderi
    19 April 2019 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Windows 10 sapo bëri ndryshimin më të madh në histori megjithatë rishkrimi i rregullores së përditësimeve nuk ka vlerë në Microsoft vazhdon të kërkojë falje për cilësinë e vetë përditësimeve.

    Dhe ka ndodhur përsëri. Vetëm një javë pasi kompjuterët Windows 10 u ngrinë pas një përditësimi, Microsoft ka paralajmëruar përdoruesit me një tjetër problem serioz.

    Në faqen e KB4493509, Microsoft konfirmoi se kompjuterët mund të ngrijnë gjatë punës ose ndezjes.

    Ngrirja gjatë punës me shumë gjasa mund të ketë ndikim të madh tek kompjuterët e biznesit. Shkak është një konflikt që krijohet me softuerët e antivirusëve pas instalimit të përditësimeve.

    Lajmi i mirë është se gjëra pritet të ndryshojnë. Kthesa 360 gradëshe e cila u dha përdoruesve më shumë kontroll mbi përditësimet madhore por edhe të vogla do të ndihmojë ata që bllokojnë përditësimet problematike.

    Por ndryshimi nuk vjen përpara muajit Maj dhe Prilli gjithnjë ka qenë i pamëshirshëm me Microsoft e veçanërisht Windows 10-ën. Në fakt në 18 muajt e fundit cilësia e përditësimeve të Microsoft ka qenë katastrofale.

    Përdoruesit hasën probleme në Janar, Prill, Tetor dhe Nëntor të 2018-ës si dhe në Shkurt 2019-ës. Megjithatë ti lejosh përdoruesit të bllokojnë përditësimet është vetëm një zgjidhje e vogël e një problemi të madh. Mbase më e rëndësishme është mos dërgimi i tyre fare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark