×
Show / Fashion

Migrena rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

Insajderi
01 March 2019 - 13:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreth një e pesta e njerëzve në Shtetet e Bashkuara kalojnë të paktën një herë migrenë në jetën e tyre, dhe gratë kalojnë migrenë tre deri katër herë më shumë se meshkujt. Prej kohësh studimet kanë treguar se gratë me migrenë kanë një rrezik më të madh për të kaluar një goditje në tru.

Por, sipas një studimi të fundit, thuhet se këto gra kanë një rrezik më të lartë për të pasur probleme me zemrën. Hulumtuesit në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara kanë analizuar të dhënat nga Studimi Shëndetësor i Infermierëve. Ata treguan se në mesin e 17,531 grave që raportonin se kishin migrenë, rreziku i dhimbjeve në gjoks apo ataku në zemër ishte rreth 50% më e lartë se ajo e grave që nuk kishin pasur asnjëherë migrenë. Siç pritej, gratë me migrenë kishin gjithashtu një rrezik 50% më të lartë për të kaluar një goditje në tru.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark