×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mijëra euro për dreka zyrtare, këto janë shpenzimet e kryetarit të Gjilanit për 6 muaj

    Insajderi
    02 August 2022 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në raportin e fundit mbi shpenzimet për 6 muaj të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, vihet re se i njëjti ka shpenzuar 219,107.05 euro.

    Bazuar në dokumentin e shpenzimeve, i pari i Gjilanit harxhoi 1 mijë e 107 euro e 28 centë për shpenzimet e udhëtimit brenda vendit, derisa për udhëtimet jashtë vendit harxhoi 794 euro e 7 centë.

    Vetëm për telefon, Hyseni ka harxhuar 408 euro e 89 centë. Kurse, 7000 euro të tjera ka shpenzuar për Shërbimet e arsimit  dhe  trajnimit

    Shumë jo të vogël parash, Hyseni ka shpenzuar edhe për furnizim  me  ushqim  dhe  pije – që kap vlerën e 1 mijë e 247 euro e 88 centë. Në anën tjetër, për karburant për vetura, Hyseni ka shpenzuar 2 mijë e 016 euro e 54.

    Ndërsa, e fundit, jo për nga shtrenjtësia, është shuma e parave që Kryetari i Gjilanit harxhoi për dreka zyrtare – kap shifrën e 5 mijë e 174 euro e 19 centë, shkruan Insajderi.

    Derisa, në raportin gjashtëmujor të punës, Hyseni ka rënditur punët që janë kryer në Gjilan, duke nënvizuar se se Komunën e gjetën pa karburante, duke shtuar se e zgjodhën këtë çështje.

    Më poshtë mund t’i gjeni disa nga punët që kreu Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin 6 mujorin e fundit.

    • Paguanim një kontratë në vlerë mujore rreth 5000€ për qira të një objekti që nuk e shfrytëzonim. Veprimet që kemi ndërmarrëpërkitazi me këtë është se kemi dërguar njoftimin tek pronari për shkëputje të kontratës.
    • Përgatitëm Qendrën Covid dhe riorganizuam stafin për t’u
    • përballur me valën e re të pandemisë – përmes donacionit, siguruam shtretërit dhe pajisjet e nevojshme për Qendrën Covid.
    • Angazhimi për arsimin parafillor me shume çerdhe dhe me më shumë përfshirje ishte zotim i yni, për të cilin po punojmë dhe po e përmbushim.
    • Në Ditën e Tokës më 22 Prill, lansuam kampanjën “Green & Clean”, me aktivitete të përditshme të pastrimit të hapësirave publike, shtretërve të lumenjve, largimit të deponive ilegale të mbeturinave dhe mbjellje të drunjve.
    • Kemi filluar me procesin e digjitalizimit të Arkivit – Me mbështetjen e donatorëve dhe me zero kosto për Komunën, ka filluar procesi i digjitalizimit të Arkivit, i cili mundëson qasje më të shpejtë, evitim të radhëve të gjata në Administratë, si dhe transparencë gjatë kryerjes së shërbimeve komunale.
    • Kemi ndarë 10,000€ për më shumë libra në bibliotekë dhe më shumë mundësi për lexuesit – Fondit të bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli”, këtë vit do t’i shtohen tituj të ri. Planifikimin e kemi bërë 3 duke u bazuar në kërkesat e lexueseve. Gjithashtu, përmes donacioneve, kemi pasuruar bibliotekën me libra.
    • Janë ndihmuar familjet që strehojnë bonjakë – Ato familje që mbajnë dhe përkujdesen për fëmijë pa prindër, në misionin e tyre human, kanë marrë edhe mbështetjen financiare, institucionale, etj.

    Alban Hyseni mori votat e mjaftueshme për t’i siguruar atij ulësen në komunë në nëntor të vitit që lam pas./Insajderi.org

    Vanesa Zhugolli

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark