Ky është kufiri Kroaci-Serbi ku mijëra kosovarë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 7 orë. Janë më shumë se 2 mijë vetura që janë duke pritur në kufi, dhe që nuk po lejohen të kalojnë.
Qytetarët për lajmi.net kanë thënë se ata nuk po lejohen të hyjnë në Serbi pasi që policia serbe po ju kërkon letrat e hyrjes në Serbi përmes të cilave “nuk prejudikohet statusi i Kosovës”.
Situata në kufirin Kroaci-Serbi vazhdon të jetë e njëjtë dhe se kosovarët me pasaporta dhe shtetësi të Kosovës ende nuk po lejohen të hyjnë në Serbi e më pas të arrijnë në Kosovë.
Lëvizja e kosovarëve nëpër serbi bëhet vetëm me letërnjoftim, por në momentin që hyn në kufi shtetasve të Kosovës iu lëshohet një dokument nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ku thotë se nuk prejudikohet statusi i Kosovës.
Të njëjtin duhet ta prezantoni edhe gjatë daljes, ndërsa mërgimtarët që nuk e kanë këtë letër kanë hasur në telashe dhe kanë ngecur në kufi.